Albredstone

Kompania

  • PDF

Foto 2

Shoqëria "Alb Red Stone" sh.p.k. e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2011 në qytetin e Peshkopisë, Muhur. Kjo shoqëri ka vazhduar përpunimin mbi kavot që kanë egzistuar që në vitin 1962. Mermeri i nxjerrë nga këto kavo është komercializuar nga sistemi i atehershëm në tregun europian nën emra të ndryshëm.

Kompania mbulon një sipërfaqe shumë të madhe, në të cilën janë vendosur fushat e ndryshme të prodhimit dhe zyrat.

Vendi gjithashtu ka lehtësitë e nevojshme për menaxhimin e të gjitha fazave të prodhimit: automjete të rënda për gërmimin dhe transportimin e materialeve të papërpunuara, vinç për trajtimin dhe deponimin, makina prerëse për blloqe afrohen për prodhimin e pllakave të mermerit për çdo lloj projekti.

Alb Red Stone ka një staf të specializuar teknik në zbatimin e çdo projekti direkt nga skicat e arkitektit, apo atyre të zhvilluar në mënyrë të pavarur.

Last Updated on Wednesday, 09 October 2013 07:18

Rreth Nesh

Alb Red Stone, ofron një portofol të gjerë të prodhimeve të veta, qe mund të plotësojë të gjitha kërkesat më të veçanta, që josh dhe tregun Europian, Amerikan dhe Aziatik.

Në sajë të teknologjisë së sofistikuar, nga të gjitha llojet e makinerive,  stafi i Alb Red Stone mund të ofrojë granite të çmuar të mermerit. Kjo ka bërë të mundur që kompania jonë të ketë një zhvillim të vazhdueshëm dhe konstant, duke i  siguruar kompanisë aftesinë për ti ofruar klientëve produkte që  kalojnë në të gjitha proceset, nga blloqe mermeri të papërpunuar deri te  pllaka mermerit.

Vlerat tona

Cilësia e produktit

Saktësi në mjeshtëri, vëmendje në detaje, elegancë në forma dhe karakteristikat e mermerit e bëjnë atë unike për çdo mjedis.

Na kontaktoni

  • Address: Muhur, Peshkopi  ALBANIA.
  • Cel: +(355)69 774 6093
  • Email: contact@albredstone.com

..

You are here: